NBA

LeBron rikuperon problemet fizike, gati për sezonin e ri me Cavaliers

LeBron James nuk ka luajtur në dy ndeshje miqësore që skuadra e Cleveland Cavaliers zhvilloi në këtë prag-sezon të NBA-së, për shkak të një dëmtimi në kavilje. Për fat të mirë, dëmtimi nuk ka qenë shumë serioz dhe ylli i Cavaliers është gati për sezonin e ri. Disa ditë pushim dhe më pas James i është rikthyer stërvitjes me ritëm të plotë me skuadrën. “Për fat gjithçka ka kaluar dhe tani jam më mirë. Nuk doja të sforcoja trupin pas asaj ndrydhje të kaviljes. Jemi në prag të sezonit të ri dhe duhet kujdes”, u shpreh LeBron James, që përgatitet të nisë një tjetër sezon si protagonist.

LeBron James realizon gjate finaleve te play off-it

Këtë sezon, në radhët e Cavaliers do të jenë edhe tri lojtarë të rinj, tri përforcime me vlerë si Isaiah Thomas, Dwayne Wade dhe Derrick Rose, duke e bërë ekipin e Cleveland pretendent për titull është këtë sezon, ndërkohë që u largua Kyrie Irving. “Ne gjithnjë jemi një ekip pretendent për titull dhe kështu do të jetë edhe sezonin e ri. Jemi përgatitur mirë edhe pse fillimi është gjithnjë pak i avashtë, deri sa skuadra të gjejë tërësisht ritmin e duhur. Unë besoj te skuadra dhe gradualisht do të tregojmë se sa vlejmë”, deklaroi “mbreti James”, lider i Cavaliers.

Më shumë nga NBA