NBA

LeBron shpëton Lakers nga humbja, triumfojnë Spurs edhe Houston

Vijon kriza e skuadrës së Cleveland, që është pse shkarkoi trajnerin sërish nuk arrin të fitojë. Cavaliers u mundën 126-94 nga Charlotte, ndeshje e dominuar nga kjo e fundit, që e thelluan epërsinë nga perioda në periodë. 67 pikë për Charlotte u realizuan nga lojtarët e stolit, çka tregon për një lojë të mirë kolektive, ndërsa te Cleveland ndihet mungesa e një lideri si dhe ajo e Kevin Love, i dëmtuar. Indiana triumfon në sekondat e fundit 102-101 ndaj Boston, në një përballje me shumë rivalitet dhe emocione, e hapur deri në fund. Oladipo me 24 pikë e 12 rebaund ishte vendimtar për Indianën, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Morris për Celtics.

Fitorja e dytë radhazi për Lakers, që mundën 114-110 Portland në shtëpinë e këtij të fundit. Kalifornianët e dominuan ndeshjen, por në fund rrezikuan ta humbsinin atë. Më i mir për Lakers ishte LeBron James me 28 pikë mbështetur edhe nga Rondo me 17 pikë e 10 rebaund për Portland u dalluan Lillard e McCollum me nga 30 pikë secili, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Skuadra surprizë në Perëndim mbetet ajo e Denver, që sot mundi 103-88 Utah Jazz dhe qëndron si forca e dytë, pas Golden State. Për Denver u dalluan Harris me 20 pikë e Morris me 19, një dyshe që po bën diferencën në fushë në çdo takim.

Një moment të mirë po kalon edhe Houston, që sot triumfoi 96-88 ndaj Chicago jashtë fushe, një ndeshje me rivalitet në pjesën e parë, ndërsa në të dytën erdhi shkëputja e Rockets. Harden me 25 pikë bëri diferencën në fushë për miqtë, ndërsa 21 pikët e LaVine mbetën për statistikë. Fiton edhe Atlanta, që mundi 123-118 Miami, ndeshje me rivalitet e emocione, ku u dallua Young me 24 pikë e 15 rebaund. Pa problem fiton edhe skuadra e San Antonio, që mposhti 109-96 New Orleans, ndeshje e dominuar nga Spurs, me DeRozan që realizoi 26 pikë e Aldridge, që e mbylli me 22 pikë e 12 rebaund.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Cleveland, 126-94

Indiana – Boston, 102-101

Atlanta – Miami, 123-118

Chicago – Houston, 88-96

San Antonio – New Orleans, 109-95

Denver – Utah Jazz, 103-88

Portland – Lakers, 110-114

Më shumë nga NBA