Futboll

Legjenda e Francës Makelele i bashkohet Swansea

Paul Clement ka ftuar legjendën e Chelsea Claude Makeleke t’i bashkohet Swansea-t teksa uellsianët momentalisht janë duke luftuar për të mos rënë nga kategoria. Clement ka arritur t’i mbushë mendjen francezit t’i bashkohet si asistent.

Paul Clement ka ftuar legjendën e Chelsea Claude Makeleke t’i bashkohet Swansea-t teksa uellsianët momentalisht janë duke luftuar për të mos rënë nga kategoria. Clement ka arritur t’i mbushë mendjen francezit t’i bashkohet si asistent. Makelele ishte një hero te Chelsea dhe gjithashtu pjesë e një përfaqësueseje franceze të madhe, por ai akoma nuk ka treguar aftësitë e tij si trajner. Në një deklaratë zyrtare për shtyp të klubit shkruhet: “Swansea City është konfirmon se ish-lojtari i kombëtares franceze Claude Makelele i është bashkuar stafit të trajnerëve të klubit.”

Paul Clement believes that Makelele can make the difference on Swansea City avoiding relegation

“43 vjeçari, i cili ka nënshkruar deri në fund të sezonit, ribashkohet me trajnerin Paul Clement, me të cilin ka bashkëpunuar gjatë periudhës së tij te Chelsea dhe si trajner i PSG. Ish-lojtari i Real Madrid, Chelsea dhe PSG është emëruar si asistenti i trajnerit, dhe do të punojë bashkë me Clement dhe dy rekrutët e rinj Nigel Gibbs dhe Karl Halabi. Makelele do të jetë në stolin e Swansea teksa ekipi do ndeshjet me Arsenal në stadiumin ‘Liberty’.” Swansea momentalisht ndodhet në vend të 19-të renditjes së Premier League.

 

Më shumë nga Futboll