Connect with us

Futboll

Legjenda e Partizanit fiton një tjetër titull

Futbollisti legjendë i skuadrës së Partizanit, tashmë i ndarë nga jeta prej disa vitesh, Panajot Pano është vlerësuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës me titullin “SIMBOLI I QYTETIT TË TIRANËS”. Nëpërmjet një ceremonie organizuar enkas në ambientet e Bashkisë së Tiranës, kyebashkiaku i kryeqytetit, Z. Erion Veliaj, i ka dorëzuar familjarëve të “Legjendës Pano”, të birit Ledjo dhe bashkëshortes Rebeka këtë titull.

Image may contain: 3 people, indoor

Sikurse citon ndër të tjera njoftimi i publikuar në profilin zyrtar të klubit të Partizanit, ky vlerësim i është akorduar me motivacionin: “Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar për zhvillimin e sportit në vendin tonë dhe njohjes së tij edhe në aktivitetet ndërkombëtare e botërore. Në respekt të vlerave që i përcolli brezave dhe pasionit që ngjalli dhe rriti për futbollin”.

Më shumë nga Futboll