La Liga

Legjenda e Real shkarkohet pas humbjes së fundit

Malaga ka vendosur të shkarkojë trajnerin Michel, ish-legjenda e Real Madrid. Ecuria e Malag aka qenë zhgënjyese deri tani dhe trajneri e ka paguar shtrenjtë humbjen e pësuar të premten kundër Getafe. Ish-mesfushori mori drejtimin e skuadrës gjatë sezonit të kaluar dhe ka arritur ta udhëheqë ekipin drejt shpëtimit, por rezultate e këtij viti kanë qenë të ndryshëm.

Malaga ndodhte në vendin e parafundit në kampionatin aktual dhe drejtuesit e klubit vendosën ta shkarkojnë Michel Gonzalez, të cilin e kanë falënderuar për punën e bërë dhe i kanë uruar suksese në të ardhmen. Gjithashtu, klubi ka konfirmuar se po punon për të përforcuar skuadrën, që natyrisht është në kërkim të mbijetesës. Malaga, në fakt, ka bërë tri blerje deri tani. Janë marrë Ignasi Miquel, Manuel Iturra dhe Alberto Bueno. Tani duhet gjetur edhe trajneri i duhur.

Michel ka qenë një legjendë e Real Madrid, skuadra me të cilën ka luajtur më shumë se katërqind ndeshje, vetëm në kampionat, dhe ka realizuar pothuajse 100 gola në Liga. Në total, ka fituar 16 trofe me “Los Blanncos”.

Më shumë nga La Liga