RUSI 2018

Legjenda gjermane gjen fajtorin e disfatës: 15,000 pasimet e Kroos nuk vlejnë për asgjë

Ish-lojtari i Gjermanisë Paul Breitner ka analizuar eliminimin befasues të kampionëve të botës nga Botërori, duke thënë për Besoccer se mesfushori i Real Madrid është fajtori i humbjes ndaj Koresë së Jugut.

“Ato 15,000 pasimet e Toni Kroos nuk kanë vlejtur për asgjë. Shumë lojtarë të Bundesliga-s e bëjnë atë që bëri ai.

“Asnjëherë nuk u mundua të krijonte hapësira në mesin e fushës apo të depërtonte mbrojtjen kundërshtare me një pasim apo driblim të thjeshtë.

“Nuk do të më mungonin 99% të pasimeve të sakta të Kroos,” shprehet ai.

“Ekipi nuk kishte asnjë plan. Mbrojtja ishte inekzistente praktikisht në të tre ndeshjet dhe në mesfushë ata ishin në gjendje të bënin vetëm pasime të kota.

“Kjo është një katastrofë për futbollin gjerman.”

Më shumë nga RUSI 2018