• Legjenda Heynckes zbulon lojtarin e tij të preferuar

    Publikuar: 16 May 5:24

    Ish-trajneri legjendar i Bayern-it, Jupp Heynckes, nuk e kupton se si Philipp Lahm kurrë nuk e ka fituar çmimin “Lojtari gjerman i vitit”, edhe pse ka triumfuar praktikisht në çdo kompeticion futbollistik. “Philipp është një nga lojtarët më të jashtëzakonshëm në futbollin gjerman. Unë uroj, dhe mendoj se e meriton, që ta mbyllë karrierën e tij madhështore me këtë trofe”, – është shprehur së fundmi Don Jupp, i cili ka punuar për më shumë se dy sezone me “xhuxhin” gjerman, i cili mbetet i preferuari i tij.

    Një deklaratë të ngjashme me trajnerin i cili ka fituar tripletën si bavarez kanë dhënë edhe asistenti Hermann Gerland, zbuluesi i Lahm-it, dhe shoku i tij i skuadrës, Manuel Neuer. Lahm, tashmë 33 vjeç, do të luajë ndeshjen e tij të fundit zyrtare të shtunën kundër Freiburg-ut. Më pas ai do të varë këpucët në gozhdë. Karriera e tij përfshin çdo gjë, sepse, përveç Champions League në vitin 2013, mbrojtësi anësor ka fituar edhe Kupën e Botës si kapiten i Gjermanisë në vitin 2014.

    [interaction id=”591b1b5b31e7fd4071762d54″]


    Lexo postimet e tjera