• Legjendat e “Greqi 2004” zbresin në fushë për Lekbellon

    Publikuar: 18 May 12:12

    Këtë të mërkurë në stadiumit e Arisit të Selanikut “Kleanthis Vikelidis” “legjendat” e Greqisë që fituan Kampionatin Europian të 2004 zhvilluar në Portugali kanë zbritur në fushë në ndeshjen miqësore kundër veteranëve të Arisit për të mbledhur fonde për Artur Lekbellon. Ish-futbollisti shqiptar vuan nga një sëmundje e rëndë (probleme me muskujt) dhe klubi grek është solidarizuar për të mbledhur fonde nëpërmjet kësaj ndeshje për ish-lojtarin e tyre.

    Në tribunën e stadiumit nuk munguan miqtë dhe bashkëlojtarët e Lekbellos, gjithashtu i pranishëm ishte edhe zv.presidenti i FSHF, Lutfi Nuri, ashtu si edhe shumë personalitet të tjerë që ishin prezent. Në fushë zbritën disa nga emrat më të rëndësishëm të futbollit grek, si Basinas, Karagunis, Nikopolidhis, Janakopulos, Dellas, Cartas, Kafes, Haristeas apo Salpingidis. Mësohet se në stadium të pranishëm ishin diçka më shumë se 2000 tifozë, të cilët kishin paguar biletën me një vlerë simbolike prej 5 eurosh.

    Të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga shitja e biletave do të shkojnë për Artur Lekbellon, i cili në foto duket i prekur për këtë mbështetje të gjerë të bërë nga ekipi ku ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si profesionit.


    Lexo postimet e tjera