Premier League

Leicester City shkarkon trajnerin Shakespeare

Craig Shakespeare është shkarkuar nga posti i trajnerit të Leicester City vetëm katër muaj pasi zëvendësoi Claudio Ranieri-n.

Sportsmail deklaron se 53-vjeçari është thirrur për një takim me drejtuesit e klubit të martën ku i është komunikuar vendimi për ta liruar pas vetëm 1 fitoreje në 10 ndeshjet e fundit të Premier League duke lënë kampionët e 2015/16 në vend të 18-të.

Dhelprat arritën të merrnin vetëm një pikë në barazimin 1-1 ndaj WBA të hënën në mbrëmje dhe ka fituar vetëm tre herë këtë sezon, me dy nga fitoret që ka ardhur në Carabao Cup.

Shakespeare zëvendësoi Ranieri-n në qershor, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin që udhëhoqi drejt qëndrimit në Premier League.

The former Foxes assistant looks on after replacing defender Danny Simpson on Monday night

Ai gjithashtu ndihmoi Dhelprat të shkonin në çerekfinalet e Champiosn League.

Gjithsesi, forma e dobët e Leicester City ka bërë që drejtuesit të veprojnë menjëherë.

Më shumë nga Premier League