Bundesliga

Leipzig-Dortmund, në Gjermani luhet për Champions

Leipzig do të presë Dortmund mbrëmjen e kësaj të shtune me shpresën për të harruar sa më shpejt të jetë e mundur humbjen befasuese 1-2 të pësuar kundër Koln-it të vendit të fundit në javën paraardhëse të kampionatit gjerman.

Në fakt, ajo ka qenë humbja e tretë radhazi për ekipin e Red Bull, që ka ndalur vrapin drejt zonës Champions League. Miqtë, nga ana tjetër, kanë patur një ecuri shumë të mirë nën drejtimin e trajnerit Peter Stoger.

Pavarësisht barazimit të marrë në shtëpi kundër Augsburg në javën e fundit, ata janë në vendin e dytë të klasifikimit me 41 pikë. Gjithsesi, vendasit do të kenë mundësinë t’i kapin verdhezinjtë në rastin e një fitoreje, duke parë se janë vetëm 3 pikë larg tyre.

Problemi kryesor i Leipzig ka qenë mbrojtja, siç tregojnë dy ose më shumë golat e pësuar në tri ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet. Për sa i takon përballjeve të drejtpërdrejta, Leipzig ka fituar 2-3 takimin e luajtur në fazën e parë kundër verdhezinjve.

Borussia Dortmund nuk ka pësuar asnjë humbje në 9 ndeshjet e fundit që ka luajtur në kampionat. Leipzig ka shënuar të paktën 1 gola në dhjetë ndeshjet e fundit, ndërsa Dortmund e ka bërë këtë në 6 të fundit.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Bundesliga