Bundesliga

Leipzig-Schalke, një ndeshje që nuk duhet humbur

Ndeshja që do të zhvillohet në “Red Bull Arena” mes Leipzig dhe Schalke është një nga ato që nuk mund të humben, pasi premton spektakël dhe gola. Vendasit nuk kanë fituar asnjë nga katër ndeshjet e fundit të kampionatit, në të cilat kanë marrë dy barazime dhe dy humbje. Në javën e fundit të kampionatit ata kanë humbur një ndeshje spektakolare kundër Hertha-s me rezultatin 2-3, edhe pse kanë luajtur me një lojtar më shumë që nga minuta e shtatë e takimit.

Schalke, nga ana tjetër, është një nga skuadrat më të mirë të kampionatit gjerman. Ata mbajnë vendin e dytë në redntije, 11 pikë larg Bayern Munich kryesues. Në pesë javët e fundit të Bundesliga-s, gjithsesi, ata kanë marrë një fitore dhe katër barazime. Kjo do të jetë ndeshja e tretë mes këtyre dy skuadrave në kampionatin gjerman. Scalke kryeson përballjet direkte me 2 fitore kundrejt 1 të marrë nga Leipzig. Ndeshja e luajtur sezonin e kaluar në fushën e Leipzig është mbyllur 2-1 në favor të vendasve.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Bundesliga