Bundesliga

Leipzig shkruan historinë, barazon rekordin e Bayern-it

Muri ka rënë. Gjermania është ribashkuar. 6 maji është kthyer në një ditë historike për Bundesliga-n. Leipzig, pas fitores 4-1 të marrë në fushën e Hertha Berlin, është kualifikuar në fazën me grupe të Champions League. Skuadra e fundit e ish-Gjermanisë Lindore që ka shkuar në Europë ka qenë Union Berlin, që ka marrë pjesë në Kupën UEFA të sezonit 2001-02 nga ketagoria e dytë e futbollit gjerman. Në atë kohë ka qenë thjesht një rast i veçantë, sot është një projekt.

Me një avantazh prej gjashtë pikësh ndaj Dortmund-it të vendit të tretë, dhe 8 pikëve avantazh ndaj Hoffenheim të vendit të katërt, Leipzig është matematikisht në fazën me grupe të Champions League dy javë para fundit të kampionatit. Me tri pikët e marra kundër Hertha-s, leipzig ka vendosur një rekord historik për një skuadër që sapo është ngjitur në Bundesliga. Në fakt, ata kanë regjistruar 20 fitore në këtë kampionat, duke barazuar rekordin e vendosur nga Bayern Munich në 1966-ën. Fitorja e Berlinit ka ardhur me dygolëshat e Werner dhe Selke.

Më shumë nga Bundesliga