Boks

Lennox Lewis akuzon menaxherin Eddie Hearn: Po mban peng duelin Joshua-Wilder

Një nga legjendat e boksit dhe të peshës së rëndë, Lennox Lewis, ka qenë i qartë në deklaratën e tij kur ka thënë se është Anthony Joshua ai që po e pengon zhvillimin e duelit të madh në këtë Divizion ndaj Deontay Wilder. “Kjo po kthehet në një lojë fjalësh që nuk po gjen fund. Nëse Joshua e do vërtet këtë sfidë, që të jetë i padiskutueshëm në këtë Divizion, duhet t’i thotë menaxherit të tij që ta organizojë me çdo kusht sfidën me Wilder. Ka ardhur koha që Joshua të marrë në dorë fatin e tij dhe jo t’ia lërë atë një promotori”, u shpreh Lewis.

Lennox Lewis mendon se është Joshua ai që ka frikë që kjo sfidë të zhvillohet, duke shtyrë pafund negociatat, duke sabotuar sfidën me Wilder. “Më duket se Joshua e Hearn po mashtrojnë njerëzit. Wilder kërkon të tregojë se është boksieri më i mirë i kësaj dekade, ndërkohë që Joshua nuk e dëshiron këtë sfidë. Kam biseduar me Deontay dhe mi ka sqaruar të gjitha vështirësitë që po kalon, pasi është Hearn ai që po e mban peng këtë sfidë. Joshua dëgjon se çfarë i thotë menaxheri i tij dhe Hearn po shtyn gjithçka për interesin e tij”, tha Lewis

Më shumë nga Boks