Champions League

Leo Messi shpëton Barcelonën në “Stamford Brigde”!!!

Leo Messi shpëton Barcelonën në “Stamford Brigde”!!!

Mbyllet në barazim 1-1 sfida e për 1/8-t e finaleve të Champions League mes Chelsea dhe Barcelona, rezultat që favorizon katalanasit për ndeshjen e kthimit që do të luhet pas 21 ditësh në “Camp Nou”. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, teksa Willian, më i miri në fushën e lojës, shënoi golin e avantazhit për kampionët e Anglisë, por festa e tyre u prish nga Lionel Messi, në të vetmen goditje që argjentinasi bëri drejt portës kundërshtare, 15 minuta para fundit. Chelsea kishte nevojë për ndeshjen perfekte, por një gabim në ndërtimin e aksionit në fund të sfidës i dha mundësinë ekipit “blaugrana” të shmang humbjen dhe të jetë i avantazhuar për kalimin në çerekfinale.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Barcelona dominoi me qarkullimin e topit 70% kundër 30%, por nuk goditi asnjëherë në kuadratin e portës së mbrojtur nga Thibaut Courtois. Nga ana tjetër, Chelsea nuk pati fat sepse dy tentativa të brazilianit Willian nga jashtë zone u ndalën nga shtyllat e Ter Stegen. Braziliani goditi një herë shtyllën e majtë pingule dhe një herë të djathtën, me portierin gjerman që në të dyja situatat ishte krejtësisht i mposhtur. Ishte hera e parë që nga janari 2016 që Barça i mbylli 45 minutat e para në një ndeshje të Champions League pa e goditur qoftë edhe një herë kuadratin e portës kundërshtare.

Në fillimin e pjesës së dytë, Courtois priti goditjen e Luis Suarez dhe për sulmuesin uruguaian vazhdon “agjërimin” në Champions League ku nuk ka shënuar asnjë gol në 871 minutat e luajtura. Kur u mbush një orë lojë, Willian nuk u dënua më nga fati. Këtë herë goditja nga jashtë zone e brazilianit shkoi në cepin e portës së mbrojtur nga Ter Stegen, duke kaluar në avantazh vendasit në “Stamford Bridge”. Gjithsesi, çerekore para fundit, duke përfituar nga një gabim në pasim i Christiansen, Barça gjeti golin e barazimit kur Iniesta shërbeu për Messi në qendër të zonës dhe argjentinasi, krejtësisht i vetëm shënoi golin e tij të parë kundër Chelsea.

Më shumë nga Champions League