Seria A

Leonardo “blindon” sulmuesin e Milan: Nuk do të largohet

Gjatë prezantimit të Reina dhe Strinic, Leonardo ka sqaruar edhe të ardhmen e Suso, pasi lojtari dhe menaxheri i tij Lucci kanë qenë në “Casa Milan” për një bisedë që zgjati rreth një orë me drejtuesit kuqezi.

“Ishte një takim i domosdoshëm. Po takohemi pak a shumë me të gjithë futbollistët, – shpjegoi braziliani. – Nuk e mendojmë largimin e tij. Eshtë një futbollist shumë i rëndësishëm. Ai, ashtu si të tjerët, duhet të njohë pronarët e rinj të klubit.”

Në këtë mënyrë bie poshtë hipoteza e largimit të Suso te Roma, edhe pse mendohej se verdhekuqtë mund të ofronin 40 milionë euro.

Lojtari u largua nga “Casa Milan” pa lëshuar asnjë deklaratë, ndërsa Paolo Maldini, tanimë në rolin e drejtuesit shtoi: “Asgjë nuk më bën të mendoj se aktualisht do të largohet.”

Më shumë nga Seria A