Ligue 1

“L’Equipe” e sulmon, Verratti mendon largimin në verë

Diçka është thyer mes Marco Verratti-t dhe Paris Saint Germain. Dështimi në fushën e Barcelona-s, në Champions League, ka lënë plagë akoma të hapura dhe, për të shtuar tensionin brenda ekipit, kanë ardhur edhe akuzat e “L’Equipe” kundrejt mesfushorit italian. E përditshmja franceze është denoncuar nga Verratti, por zemërimi nuk ka kaluar akoma dhe mund të sjellë një lamtumirë të papritur verën e ardhshme. “Marco është shumë i zemëruar dhe mund të them se, nëse ndodhin episode të tjera si këto, do të mendohemi seriozisht për të ardhmen”, ka shpjeguar menaxheri i mesfushorit abrucez, Donato Di Campli.

Menaxheri i lojtarit ka sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë “Le’Equipe”: “Ajo që kanë shkruar është një çmenduri absolute, një shpikje e pastër, – ka thënë ai. – Deri në momentin që flitet për gjëra teknike nuk ka problem, por tani kanë filluar të flasin për jetën private të një lojtari të rëndësishëm si Marco, i cili, ndër të tjera, ka zhvilluar gjithmonë një jetë të qetë. Nuk na pëlqen të njollosemi në këtë mënyrë, kemi kërkuar një përgënjeshtrim që nuk ka ardhur akoma. Do të kërkojmë një dëmshpërblim të madh për të mbrojtur të vërtetën”.

Di Campli ka pranuar mundësinë e një largimi të Verratti-t në verë, me Inter e Juventus (vetëm në Itali) që janë gati të vihen në lëvizje. “Mediat franceze duhet t’i puthin këmbët, ta falënderojnë që luan te PSG, – ka përfunduar ai. – Marco nuk është i zemëruar me klubin dhe tifozët, që kanë qenë gjithmonë fantastikë. Marco ka një kontratë deri në 2021-in, presidenti ka theksuar dëshirën e tij për të ndërtuar një ekip të madh. Por është edhe e vërtetë se telefoni im bie gjatë gjithë kohës…”.

Më shumë nga Ligue 1