UFC

Lesnar nis procesin antidoping me USADA, në janar rikthehet në kafaz

Brock Lesnar, ish-kampioni i botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse ka konfirmuar edhe një herë dëshirën për t’u rikthyer në UFC, duke rinisur programin antidoping të USADA (Agjencia Amerikane Antidoping). Vetëm pasi të marrë licensën ai mund të rikthehet në kafaz, çka do të thotë që Lesnar do të ketë mundësi të duelojë sërish në janar të vitit 2019.

Duhen 6 muaj që të kryhet ky proces dhe më pas Lesnar do të ketë mundësi të duelojë në kafaz. Pas 8 janarit 2019, ai mund të duelojë, pasi të ketë përmbushur detyrimet ndaj antidopingut, në bazë të marrëveshjes që ka me UFC-në”, thanë drejtuesit e USADA.

Brock Lesnar u ngjit në kafaz në fund të eventit UFC-226, duke u përballur me kampionin në fuqi të peshës së rëndë Daniel Cormier, duke rënë dakord për një duel mes tyre. Lesnar, 40 vjeç, aktualisht është i pezulluar nga UFC-ja për përdorim të substncave të ndaluara, pas duelit të UFC-200 ndaj Mark Hunt, ku fitoi me lehtësi, por më pas iu hoq rezultati. Gjithsesi, ende nuk konfirmohet nëse Cormier (39 vjeç) do të mbrojë titullin direkt ndaj Lesnar, apo fillimisht do të duelojë me ndonjë sportist tjetër.

Më shumë nga UFC