Connect with us

Futboll

Letër e hapur drejt yllit të Euro 2016: “Boll më shkatërrove jetën”

Një gazetar i revistës franceze “Onze Mondial” shkroi një letër të gjatë e dashamirëse për Eder pasi portugezi shënoi golin e barazimit për Lille në minutën e 89’ kundër Rennes të mërkurën. Thomas Rassouli këtë herë nuk shkruan si gazetar që ka për detyrë të raportojë për ecurinë e Rennes dhe përfaqësueses franceze, por si tifoz i futbollit francez, dhe Eder nuk është se është treguar zemërgjerë me ta në gjashtë muajt e fundit

Një gazetar i revistës franceze “Onze Mondial” shkroi një letër të gjatë e dashamirëse për Eder pasi portugezi shënoi golin e barazimit për Lille në minutën e 89’ kundër Rennes të mërkurën. Thomas Rassouli këtë herë nuk shkruan si gazetar që ka për detyrë të raportojë për ecurinë e Rennes dhe përfaqësueses franceze, por si tifoz i futbollit francez, dhe Eder nuk është se është treguar zemërgjerë me ta në gjashtë muajt e fundit. Kulmi është goli i fitores në finalen e Euro 2016 për Portugalinë kundër mikpritësve francezë.

Image result for eder lille

“I dashur Eder, dua të shpreh pakënaqësinë që kam drejt teje. Unë, si shumë patriotët e mi, nuk të kam mbajtur në zemër që prej 10 korrikut, ku ti na prishe ëndrrën…Unë kisha planifikuar gjithçka për të festuar deri në mëngjes por përfundove duke pirë birrë i vetëm në një rrugicë të shkretë. Atëherë unë e mbylla gojë, deri dje kur ti shënove një gol kundër Stade Rennais në minutën e 89’. Seriozisht po të kërkoj të ndalësh duke më prishur jetën. Që tani ke bërë shumë dëme.”

 

Më shumë nga Futboll