• Letra e lamtumirës, Badstuber emocionon bavarezët

    Publikuar: 14 May 4:37

    Holger Badstuber nuk do të jetë më lojtar i Bayern-it dhe sot ai u përshëndet përfundimisht me ish-skuadrën e tij dhe çdo mbështetës që do të lërë pas. Gjermani ka luajtur për 15 vite në Mynih, por dëmtimet dhe operacionet ia kanë vështirësuar jetën dhe performancat e tij nuk janë më të nivelit të mëparshëm. Pas gjashtë muajsh huazim te Schalke 04, ku gjithashtu nuk bindi, 27-vjeçarit tashmë i ka përfunduar kontrata me bavarezët dhe është lojtar i lirë. Me shumë mundësi, destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Premier League, siç edhe sinjalizoi me një postim lamtumire në rrjetet sociale. Fjalët e tij janë me të vërtet shumë emocionuese.

    Postimi i Holger Badstuber-it në “Facebook”

    “Për FC Bayern München-in dhe tifozët e tij: 1900 fjalë, përvoja dhe histori më vijnë në mendje kur mendoj për klubin. Për 15 vite kam marrë frymë dhe kam jetuar me këtë klub dhe vlerat e tij. Tani, meqë po them ‘mirupafshim’, dua të largohem me një fjali të thjeshtë: Bayern ishte dashuri e pastër për mua. Falenderimet e mia shkojnë për mbështetësit e mi, kolegët dhe sidomos për ju fansa për besnikërinë tuaj të jashtëzakonshme. Kohët ndryshojnë, njerëzit gjithashtu. Lidhja me klubin do të qëndrojë gjithmonë. Por është mirë që në pak javë do të nis një kapitull krejt të ri dhe po e pres me padurim. I juaji, Holgeri #MiaSanMia, – shkroi Badstuber.


    Lexo postimet e tjera