Bundesliga

Leverkusen-Bayern, “Aspirinat” pa dhimbje koke prej 12 ndeshjesh

Kampionati gjerman do të kthehet mbrëmjen e së premtes me ndeshjen Bayer Leverkusen-Bayern Munich që do të zhvillohet në orën 20:30 dhe që do të jetë e vlefshme për javën e 18-të të Bundesliga-s. Në takimin e fazës së parë, i luajtur 18 gushtin e kaluar, bavarezët kanë fituar me rezultatin 3-1. Miqtë do të paraqiten në këtë ndeshje pas katër fitoresh radhazi të marra në kampionat dhe, pasi Heynckes ka marrë vendin e Ancelotti-t në drejtim të ekipit, ata nuk kanë bërë pothuajse asnjë gabim, duke humbur vetëm kundër Borrusia Monchengladbach 25 nëntorin e kaluar me rezultatin 2-1.

Për sa i takon ndeshjeve të tjera, kanë ardhur vetëm fitore dhe Lewandowski me shokë kryesojnë Bundesliga-n me një avantazh prej 11 pikësh ndaj Schalke. Në javën e fundit të kampionatit, para ndërprerjes për pushimet e dimrit, bavarezët kanë fituar 1-0 në fushën e Stuttgart dhe kanë mundur 2-1 Borussia Dortmund në 1/8-at e Kupës së Gjermanisë. Gjatë pushimeve ata kanë zhvilluar dy miqësore ndaj Al Ahli, i mundur 6-0, dhe Sonnenhof Grossaspach, skuadër e kategorisë së tretë të futbollit gjerman, e mundur 5-3.

Edhe Bayer Leverkusen po zhvillon një kampionat të mirë. Skuadra e “Aspirinave”, në fakt, mban vendin e katërt në renditje me pikë të barabarta me Dortmund-in e vendit të tretë. Për më tepër, vendasit nuk pësojnë asnjë humbje në Bundesliga prej 12 ndeshjesh. Humbja e fundit ka qenë kundër Hertha Berlin 20 shtaorin e kaluar. Në javën e fundit të kampionatit ata kanë regjistruar një barazim spektakolar 4-4 në fushën e Hannove dhe kanë fituar 1-0 në fushën e Monchegladbach në 1/8-at e Kupës së Gjermanisë.

Shifra dhe Fakte
– Bayern nuk ka pësuar gol në tri nga katër ndeshjet e fundit të luajtura në fushën e Leverkusen, por këta të fundit nuk kanë pësuar gol në asnjë nga katër ndeshjet e fundit të luajtura kundër bavarezëve në të gjitha kompeticionet.
– Kjo do të jetë ndeshja numër 80 mes këtyre dy ekipeve, me bavarezët që dominojnë falë 47 fitoreve kundrejt 17 të Leverkusen. 16 janë barazimet.
– Leverkusen nuk ka pësuar humbje në 9 nga 10 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi kundër Bayern në të gjitha kompeticionet.
– Bayern është i pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e luajtura kundër Leverkusen në të gjitha kompeticionet.

Standings provided by Sofascore LiveScore


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Bundesliga