Connect with us

Champions League

Leverkusen dhe misioni i pamundur në Madrid!!!

Fernando Torres mund të rikthehet në fushë për Atletico Madrid me synimin për të arritur në çerekfinalen e Champions League, të mërkurën në mbrëmje. Atletico është favorite për të vazhduar më tej në veprimtarinë elitare, ku është futur mes tetë ekipeve më të mira në katër edicionet e fundit, pas fitores 4-2 në ndeshjen e parë të luajtur në Leverkusen.

Image result for fernando torres 2017

Torres është stërvitur me intestitet të plotë ditën e hënë, për herë të parë, që kur humbi ndjenjat në sfidën e 10 ditëve më parë kundër Deportivo La Coruna, ku u largua me ambulancë për në spital. Gjithsesi, 32-vjeçari u largua nga spitali pas 24 orësh me garancinë që nuk kishte asnjë dëmtim serioz. “Mendoj se do të jetë i gatshëm për të luajtur disa minuta kundër Leverkusen. Mund të na duhet,” – tha trajneri Diego Simeone, kur u pyet për gjendjen e sulmuesit spanjoll.

Image result for diego simeone 2017

Atletico ka humbur vetëm 1 nga 20 ndeshjet e luajtura në shtëpi për Champions League nën drejtimin e Simeone. “Ne kemi një rezultat të shkëlqyer pas ndeshjes së parë, por nuk mund të qëndrojmë në vend dhe duhet të japim edhe një herë maksimumin tonë për të qenë në çerekfinalet e Champions League,” – deklaroi mesfushori i Atletico Madrid, Koke.

Image result for leverkusen atletico 2-4

Leverkusen do të udhëtojë në Spanjë nën urdhrat e trajnerit të ri Tayfun Korkut, i cili ka marrë vendin e të larguar Roger Schmidt, menjëherë pas humbjes 6-2 ndaj Borussia Dortmund. “Eshtë një mision i pamundur, por nuk do të thotë se e pamundura nuk realizohet, si bëri Barcelona ndaj PSG,” – deklaroi qendërmbrojtësi i Leverkusen, Omer Toprak, menjëherë pas ndeshjes kundër Werder Bremen, ku aspirinat barazuan me rezultatin 1-1.

Image result for leverkusen atletico 2-4

Gjithsesi, Leverkusen do të ketë disa futbollistë të dëmtuar dhe të skualifikuar.  Benjamin Henrichs, Hakan Calhanoglu, Toprak, Jonathan Tah, Stefan Kiessling dhe kapiteni Lars Bender nuk kanë udhëtuar për në “Vincente Calderon”. Atletico Madrid ka humbur vetëm 1 nga 5 ndeshjet e luajtur kundër Leverkusen në Kupat e Europës, ku ka fituar 2 dhe barazuar 2 të tjerat.

Më shumë nga Champions League