• Leverkusen kërkon hakmarrjen ndaj Atletico Madrid!

    Publikuar: 20 Feb 9:27

    Bayer Leverkusen do të jetë në kërkim të hakmarrjes teksa do të presë Atletico Madrid për 1/8-t e finaleve të Champions League, si ka ndodhur për herë të dytë në tre sezonet e fundit. Pasi të dyja skuadrat i fituan nga 1-0 ndeshjet në fushat e tyre në vitin 2015, Atletico Madrid u kualifikua me penallti. Në “BayArena” kërkojnë revanshin. Gjigantët spanjollë nuk kanë qenë në maksimumin e mundësive të tyre në La Liga gjatë këtij sezoni, megjithatë mund të konsiderohet si specialistë në Kupat e Europës kanë pasi kanë shkuar deri në finale në dy nga tre sezonet e fundit të Champions League.

    Trajneri i Leverkusen, Roger Schmidt, nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin më të mirë Jonathan Tah, i cili pësoi një tjetër muskulore, ndërsa Hakan Calhanoglu është i skualifikuar nga FIFA për të gjithë pjesën e mbetur të sezonit. Simeone i ka dilemat në prapavijë atje ku portieri Jan Oblak, qendërmbrojtësi Diego Godin dhe mbrojtësi i djathtë Juanfran janë në dyshim serioz, ndërsa pritet ta fillojë ndeshjen që nga minuta e parë sulmuesi francez Kevin Gameiro, i cili shënoi tre gola në ndeshjen që nisi nga stoli dhe Atletico Madrid fitoi 4-1 ndaj Sporting Gijon.

    Mënyra si e kanë pasur sezonin në kampionatet përkatëse, Bundesliga dhe La Liga e detyrojnë Leverkusen dhe Atletico Madrid të kenë shpresat për të arritur lavdinë vetëm në Champions League. Leverkusen është në vendin e tetë të kampionatit gjerman, pavarësisht se ka fituar dy ndeshjet e fundit dhe në të dyja këto takime ka shënuar sulmuesi Javier Hernandez. Ashtu si fituan të dyja nga 1-0 në dy përballjet e fundit me eliminim direkt, Leverkusen dhe Atletico Madrid u ndanë në dy barazime 1-1 kur u ndeshën në Europa League gjatë sezonit 2010/2011. Pra të katërta përballjet mes këtyre dy ekipeve nuk kanë pasur më shumë se dy gola.

    Leverkusen është përballur 35 herë me kundërshtarë nga Spanja dhe e ka bilancin: 10 fitore, 7 barazime dhe 18 humbje. Në fushën e tij me rivalët iberik numëron 6 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje. Ndërkohë, bilanci i Atletico Madrid kundër klubeve nga Bundesliga është 18 fitore, 6 barazime dhe 14 humbje. Në Gjermani, Atletico nuk ka pasur gjithmonë kujtime të mira pasi ka fituar 5 dhe humbur 9 nga 18 ndeshjet e luajtura. Bardhekuqtë nuk kanë fituar asnjë nga tre ndeshjet e fundit që kanë luajtur në Gjermani.


    Lexo postimet e tjera