Bundesliga

Leverkusen tallet me portierin e Arsenal, ja kundërpërgjigja e Cech

Portieri i Arsenal Petr Cech ka akuzuar Bayer Leverkusen për mungesë profesionalizmi pasi ishte subjekti i talljeve të shumta në mediat sociale nga klubi i Bundesliga-s.

Cece ishte titullar në disfatën 2-0 të Topçinjve ndaj Manchester City-t. Talljet kanë ardhur për shkak se ish-portieri i Leverkusen Bernd Leno nuk ka arritur të fitojë vendin e titullarit në portë.

Llogaria zyrtare e Leverkusen është tallur me faktin se Cech bëri disa gabime në nisjen e lojës me pasim të shkurtër, duke treguar sesi duhet të bëhet, dhe në video ishte pikërisht Leno.

Cech nuk e ka marrë mirë këtë postim dhe ka përdorur Twitter për t’iu kundërpërgjigjet klubit gjerman.

“Tek Arsenal ne ndajmë vlera të rëndësishme dhe kjo është ajo që na bën një klub të madh.

“Konkurrencë e drejtë dhe profesionalizmi janë atë që na bëjnë një nga klubet më të mëdha në botë dhe më vjen keq që shoh klube të tjera që nuk ndajnë të njëjtat vlera me ne.”

Më shumë nga Bundesliga