Bundesliga

Lewandowski: Bayern është plakur

Robert Lewandowski ka kujtuar Bayern se duhet të rifreskojë skuadrën pasi lojtarët aktualë po plaken.

Megjithëse Bayern është rikthyer në krye të renditjes së Bundesliga-s që nga emërimi i Jupp heynckes në stol, pasi ka qenë një start shumë i keq i sezonit që çoi te shkarkimi i Carlo Ancelotti-t.

Gjashtë lojtarë të formacionit janë mbi 30 vjeç dhe Lewandowski beson se kjo është diçka që duhet parë me kujdes.

“Nuk duhet të gënjejmë veten,” shprehet sulmuesi polak. “Çdo klub duhet transferojë një ‘top player’ çdo dy-tre vite, për të sjellë gjak të ri në skuadër, kualitet të ri.

“Për momentin kemi një ekip shumë të mirë, por dihet që lojtarët po plaken.

“Kemi bërë mirë për momentin, pasi kemi një Joshua Kimmich të ri, i cili është shumë i mirë në pozicionin e tij dhe ka tregua se një lojtar i ri mund të jetë zëvendësuesi i denjë i një lojtari me eksperiencë të madhe si Philipp Lahm.”

Image result for Lewandowski

Më shumë nga Bundesliga