Merkato

“Lewandowski i ri” zbarkon në Serie A

Quhet Krzysztof Piatek, është 20 vjeç dhe është blerja që Genoa ka bërë për sulmin. 183 cm i gjatë, ai është një qendërsulumues i pastër (mund të luajë edhe si sulmues i dytë dhe sulmues krahu) dhe në dy sezonet e fundit me Krakiovan ka realizuar 33 gola në 63 ndeshje.

I krahasuar me Lewandowski-n për stilin e lojës, zyrtarizimi i transferimit është bërë nga klubi polak. “Nga klubi më i vjetër i Polonisë te klubi më i vjetër i Italisë, Krysztof Piatek është një lojtar i ri i Genoa-s. Faleminderit për gjithçka dhe fat të mbarë!”.

Kosto e operacionit: 5 milionë euro.

Më shumë nga Merkato