Bundesliga

Lewandowski kundër të gjithëve: Bayern duhet të shpenzojë më shumë, ndërsa UEFA…

“Deri më sot Bayern nuk ka paguar kurrë një lojtar më shumë se 40 milionë euro. Në futbollin e sotëm kjo është kthyer në një shifër mesatare, shumë larg maksimumit”. Robert Lewandowski, sulmuesi i Bayern Munich, nuk është kursyer aspak. Në një intervistë të dhënë për “Der Spiegel”, sulmuesi polak ka ftuar klubin që të investojë më shumë në merkaton “sepse, nëse do të luftosh në novele të larta, duhet të kesh në ekip lojtarë cilësorë”. Pikërisht këtë verë Bayern ka prekur rekordin e klubit, me blerjen e Corentin Tolisso, i paguar 41,5 milionë euro.

Nga ana tjetër, presidenti Uli Hoennes ka kritikuar ashpër rritjen e kostove të kartonëve, që kanë arritur kulmin me 222 milionë eurot e paguara nga Paris SG për Neymar dhe që është konsideruar “një çmenduri e vërtetë, një gjë që ne te Bayern e refuzojmë plotësisht”. Ndërkohë, Lewandowski ka thënë se: “PSG ka ndërtuar një skuadër të klasit botëror, por duhet të presim dhe të shohim nëse do të bëhet një ekip i madh. Gjithsesi, UEFA duhet të hedhë dritë mbi këto transferime dhe të punojë me FIFA-n për të mbyllur çdo hapësirë që mund të shfrytëzohet për të anashkaluar rregullat”.

Më shumë nga Bundesliga