Bundesliga

Lewandowski: Nuk mund të mendojmë për Krishtlindje, akoma…

Robert Lewandowski ka kërkuar që Bayern Munich të mos humbasë vëmendjen tani, teksa po përgatitet për dy ndeshjet e fundit, përpara pushimit dimëror. Skuadra e drejtuar nga Jupp Heynckes fitoi 1-0 të mërkurën, në sajë të golit të minutës së 60-të të Lewandowskit, për të shkuar nëntë pikë distancë në krye të Bundesligës. Loja e tyre e fundit e Bundesligës për 2017, të shtunën, i sheh bavarezët duke udhëtuar drejt Shtutgartit, para se Bayern Munich ta mbyllë vitin kundër Borussia Dortmund në “DFB-Pokal”, katër ditë më vonë.

“Ne nuk mund të mendojmë për Krishtlindjet, akoma, – citohet Lewandowski nga “Sport Bild”. – Duhet të jemi të kujdesshëm në ndeshjen finale të vitit kundër Dortmundit. Ne e dimë se kemi luajtur dhe kemi humbur dy herë këtu, në Mynih, në Kupën e Gjermanisë kundër Dortmundit, në vitet e fundit. Tashmë kemi kaluar me sukses Leipzig në kupë, por po vjen Dortmundi, kështu që duhet t’i bëjmë llogaritë me dy kundërshtarët më të mirë në Gjermani. Duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe fizikisht të japim gjithçka që kemi”.

Më shumë nga Bundesliga