Formula 1

Lewis Hamilton i çoroditur: Jam në tokën e “askujt”

Gara e zhvilluar sot në Kinë tregoi se Lewis Hamilton ende nuk po gjen veten këtë sezon, duke u klasifikuar i katërti (pozicion që e mori pas penalizimit me 10 sekonda të Verstappen). Pavarësisht se piloti britanik fitoi 10 pikë në renditje karshi kryesuesit të botërorit Sebastian Vettel (u rendit i teti), gara e pilotit të Mercedes la shumë për të dëshiruar.

Nuk kisha ritmin e më të mirëve, për asnjë moment, as kur në pistë hyri makina e sigurisë dhe rihapi garën. Të premten isha kompetitiv, më i shpejti në pistë, por më pas makina ndryshoi tërësisht dhe nuk arritëm më të rikuperojmë. Me gomat kam ende probleme, kam vështirësi të jem i shpejtë”, tha Hamilton.

Duke folur për garën, britaniku shton: “Starti ishte i vështirë, një aspekt ku duhet të përmirësohem, pasi po humbas terren karshi rivalëve. Do të analizojmë me kujdes gjërat, por kjo ishte një tjetër fundjavë për t’u harruar”, u shpreh Lewis Hamilton që pas 3 garave të para të Botërorit 2018 në Formula 1 ndodhet ende në vendin e dytë të renditjes së përgjithshme me 45 pikë, 9 më pak se Vettel.

 


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Formula 1