Connect with us

Futboll

Lider i të pamposhturve në Bundesligë, propozon përjashtimin provizor

Trajneri i Hoffenheim, ekipit të vetëm ende të pamposhtur në Bundesligë, kërkon që të implementohet përjashtimi provizor, tipik dhe normal për sporte të tjera, por që është ende i pa provuar në futboll. I ri, i mirë, i pamposhtur, tashmë edhe revolucionar. Julian Nagelsmann ka udhëhequr skuadrën e Hoffenheim në vendin e pestë të Bundesligës dhe akoma më mbresëlënëse është statistika tjetër, ajo e të qënit ekipi i vetëm i pamposhtur në elitën e futbollit gjerman për këtë sezon, njëlloj sikurse Real Madrid në La Liga. Por, duket se kaq nuk mjafton për trajnerin e Hoffenheim, i cili tashmë kërkon të ndryshojë edhe vetë futbollin, ose të paktën disa rregulla të tij, pasi ndonëse është sporti më i dashur, mundet ende të përmirësohet.

Rezultate imazhesh për nagelsmann ancelotti

Nagelsmann është trajneri i Hoffenheim.

Ka diçka në futboll që nevrikos në mënyrë të njëjtë tifozët dhe vetë të zotët e punës. Një futbollist, i cili ndëshkohet, mbase për një ndërhyrje taktike për të evituar një gol të sigurtë të kundërshtarit, duke qenë i ndëshkua edhe më parë, detyrohet të humbasë ndeshjen e radhës, që në shumë raste korrenspondon edhe përballë rivalit direkt, por që për shkak të atij faulli, nuk do të mund të shënojë. Nagelsmann që pikërisht këtë gjë do të dëshironte ta evitonte, e ka deklaruar në një prononcim për “Bild”.

Rezultate imazhesh për hoffenheim robben

Aktualisht Hoffenheim është skuadra e vetme në Bundesligë që nuk ka provuar humbjen këtë sezon.

“Nuk fitoj asgjë, nëse arbitri, pas ndërhyrjes së tetë taktike ndëshkon një futbollist që do të mungojë në ndeshjen e ardhshme, mbase përballë një kundërshtari tim direkt. Arbitri duhet të ketë mundësinë që të përjashtojë futbollistin në fjalë për 5 minuta nga loja, në ndeshjen aktuale që po luhet”, deklaroi Nagelsmann. Një përjashtim i përkohshëm pra. Sikurse ndodh në shumë sporte të tjera, nga Rugby te Hockey. Ndaj Nagelsmann tashmë synon të revolucionarizojë edhe futbollin. Në fund të fundit, është i ri, i aftë dhe i pamposhtur. Nëse nuk e bën ai, atëherë kush mund ta bëjë?

Më shumë nga Futboll