• Lidhjet mafioze të Miccoli, rrezikon 4 vite burg për zhvatje

    Publikuar: 16 May 10:09

    Probleme gjyqësore për ish-bomberin e Palermos, Fabrizio Miccoli. Prokuroria e Palermos ka kërkuar dënimin me katër vite për zhvatje të rëndë me metodë mafioze. Në fillim, zëvendësprokurori Maurizio Bonaccorso, që ka koordinuar hetimet, kishte kërkuar arkivimin e dosjes, por prokurori i përgjithshëm Fernando Sestito ka vendosur predispozicionin e detyrueshëm, prej nga më pas nisi kërkesa për rigjykim për ish-sulmuesin e Juventusit dhe Palermos, sipas formulimit të nëntorit të kaluar.

    Imazh i ngjashëm

    Sipas prokurorisë, ish-bomberi i Palermos, mes viteve 2010-2011 ka angazhuar mikun e tij Mauro Lauricella, djali i bosit të lagjes Kalsa, Antonino, i njohur me pseudonimin «U Scintilluni», për të mbledhur një shumë prej 12 mijë euro të cilat ia kishte huazuar një mikut të tij  për një çështje të lidhur me menaxhimin e diskotekës «Paparazzi» të Ishullit të Femrave në Palermo. Lauricella, i proceduar me procedura të zakonshme, të zhveshur nga akuza e zhvatjes, por të dënuar për dhunë të agravuar me metodë mafioze. Miçoli nga ana tjeër ka mohuar gjithmonë që të ketë dijeni të lidhjeve mafioze të Lauricella dhe deklaroi gjatë procesit se nuk ishte interesuar më në lidhje me atë çështje.


    Lexo postimet e tjera