Futboll

I lidhur me kartelin e drogës, Amerika sanksionon ish-kampionin e Barcelonës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanskionuar të mërkurën 22 meksikanë dhe 42 kompani, për lidhjen e tyre me aktivitetet e udhëhequra nga trafikanti i drogës Raúl Flores Hernández, përfshirë edhe veteranin, ish-futbollisti i FC Barcelona, Rafa Márquez, i cili tashmë aderon në Mexican Atlas. Departamenti i Thesarit të SHBA-së, ka vendosur sanksione ndaj trafikantit të drogës Flores Hernandez, i cili drejton një organizatë kriminale dhe 21 shtetasve të tjera meksikanë, që lidhen me të, përfshirë Marquez, të akuzuar për “marrëdhënie të gjatë në kohë” me të akuzuarin, si dhe për akuzën “se ka menaxhuar asetet në favor të liderit të kartelit”.

 

“Marquez ka një marrëdhënie që daton herët në kohë me Flores Hernández dhe ka vepruar si partner kryesor për atë dhe organizatën e tij të trafikimit të drogës, si dhe ka mbajtur në pronësi të tij asete që ishin të Hernandez”, deklaroi Departamenti i Thesarit të SHBA-së në një komunikatë. Sipas një informacioni të dhënë në mënyrë anonime nga një officer i SHBA-së, marrëdhënia e Rafa Márquez me trafikantin Flores daton që para 20 vitesh, periudhë gjatë të cilës mbrojtësi meksikan ka vepruar si figurë mbrojtëse dhe justifikuese për Flores Hernández

Rezultate imazhesh për rafa marquez barcelona messi

Sanksionet parashikojnë ngrirjen e çdo prone që Marquez dhe 21 meksikanët e tjerë mund të kenë në SHBA dhe gjithashtu ndalojnë çdo amerikan që të hyjë në marrëdhënie dhe transaksione financiare me të penalizuarit. Gjithsesi njoftohet se nuk janë sekuestruar pronat e vërtetuara personale, teksa Markuez nuk është subjekt i akuzave kriminale. Ky njoftim është rezultat i një hetimi disa vjeçar mes disa agjencive në bashkëpunim mes SHBA dhe qeverisë meksikane me qëllim për të neutralizuar aktivitetin e Raúl Flores Hernández, një trafikant pak të njohur, por të konsideruar nga Washington se është në të njëjtën përmasë me atë të (Joaquin ) ‘El Chapo’ (Guzman), deklaori oficeri anonim.

Më shumë nga Futboll