Europa League

Liga e Europës, ja kundërshtarët e skuadrave shqiptare

U hodh në Nyon të Zvicrës shorti i turit të parë kualifikues të Ligës së Europës. Aty janë mësuar edhe kundërshtarët e skuadrave tona, që marrin pjesë në këtë kompeticion. Goglat janë treguar jo fort dashamirëse me Tiranën, sepse përballë saj kanë vënë Makabi Tel-Aviv të Izraelit. Ndeshja e parë do të luhet në transfertë nga bardheblutë. Skuadra tjetër e kryeqytetit tonë, Partizani, do të ballafaqohet me bullgarët e Botev Plovdiv. Një rival i pranueshëm në raport me të tjerët, edhe pse do të jetë fusha e blertë, ajo që do t’i “qërojë” më mirë hesapet. Ndeshja e parë luhet në “Elbasan Arena”, e kthimit në Bullgari.

Me fat duket se është Skënderbeu. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do ta nisë aventurën europiane duke luajtur kundër Sant Hulia të Andorrës. Ndeshja e parë në Korçë, pastaj kthimi në transfertë. Kujtojmë se në këtë kompeticion marrin pjesë edhe dy skuadra të tjera shqiptare, jo brenda kufijve shtetërorë. Kështu, Prishtina e Kosovës do të sfidojë IFK Norkoping të Suedisë, ndërsaShkëndija e Tetovës do të ketë punë me moldavët e Dacia Kishinjev. Ndeshjet e para të këtij turi do të luhen më 29 qershor, ndërsa ato të kthimit më 6 korrik.

Më shumë nga Europa League