Basketboll

Liga Ballkanike tkurret në 8 skuadra, ja kalendari i bardhebluve

BIBL – Ekipet pjesëmarrëse (sezoni 2017-2018)

1 – SK Tirana (Shqipëri), 2 – BC Academic Bultex 99 (Bullgari), 3 – BC Beroe (Bullgari), 4 – BC Levski 2014 (Bullgari), 5 – KB Bashkimi (Kosovë), 6 – KK Blokotehna (Maqedoni), 7 – KK Ibar Rozaje (Mali i Zi), 8 – KK Kumanovo 2009 (Maqedoni).

Më datën 10 tetor do të nisë edicioni 2017-2018 i Ligës Ballkanike (BIBL) në basketboll për meshkuj, turne ku do të marrë pjesë edhe skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana. Këtë vit, në këtë turne që organizohet nga BIBL, do të marrin pjesë vetëm 8 skuadra, një numër i vogël krahasuar me parashikimin. Për pasojë, organizatorët kanë vendosur që të gjitha ekipet të jenë në një grup të vetëm dhe të luhet me sistem vajtje-ardhje. Çka do të thotë që përgjatë sezonit të rregullt, që nis me takimet e para më 10 tetor dhe përfundon më 14 mars, do të luhen në total 14 javë.

Nga finalet e play off-it mes Tiranes dhe Vllaznise

Në përfundim të sezonit të rregullt, 2 ekipet e para do të shkojnë direkt në “final four”, ndërsa ekipet e tjera do të zhvillojnë një fazë play off-i. Ajo që bie në sy është prania e 3 skuadrave bullgare, ndërsa Kosova përfaqësohet vetëm me një skuadër, dy ekipe të tjera janë nga Maqedonia e një nga Kosova. Ky është edicioni i dytë radhazi që bardheblutë e drejtuar nga trajneri Nikola Milatovic marrin pjesë në Ligën Ballkanike, ndërsa 3 vite më parë luajti edhe Vllaznia. Tirana do t’i luajë ndeshjet në sallën sportive “Feti Borova” (National Olimpik Park).

Kalendari i Tiranës në Ligën Ballkanike, sezoni 2017-2018

10 tetor, Blokotehna – Tirana (sfida e kthimit, 19 dhjetor 2017)

17 tetor, Akademik Bultex – Tirana (sfida e kthimit, 16 janar 2018)

24 tetor, Tirana – Bashkimi (sfida e kthimit, 23 janar 2018)

7 nëntor, Kumanovo – Tirana, (sfida e kthimit, 30 janar, 2018)

14 nëntor, Tirana – Levski 2014 (sfida e kthimit, 6 shkurt, 2018)

5 dhjetor, Tirana – Beroe (sfida e kthimit, 7 mars, 2018)

12 dhjetor, Ibar Rozaje – Tirana (sfida e kthimit, 13 mars, 2018)

Më shumë nga Basketboll