Ligue 1

Ligue 1, kampionët e nisin kundër Caen…

Paris Saint-Germain do të presë Caen në ndeshjen e tyre të parë të Ligue 1. PSG grumbulloi 55 pikë më shumë se Caen në sezonin e kaluar, ku fitoi titullin me 13 pikë më shumë se Monaco e vendit të dytë. Fakti që e mposhti Monaco, 4-0, pak ditë më parë për Superkupën e Francës, tregon që kryeqytetasit do të jenë sërish ekipi për t’u mundur në vendin transalpin.

Caen ka fituar vetëm një nga pesë miqësoret e luajtur në këtë verë, por mund të marrë zemër nga fakti se në ndeshjen e fundit të kampionatit të kaluar, të luajtur pikërisht në Paris, arriti një barazim 0-0 që i dha mundësinë të “mbijetonte” në Ligue 1. Gjithsesi, barazimi erdhi kur PSG nuk kishte më asnjë pretendim dhe dhjetë përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave janë fituar gjashtë herë nga Parisi dhe katër ndeshje janë mbyllur në barazim. Fitorja e fundit e Caen daton në prill 2008.

Mesfushori me tipare sulmuese, Angel Di Maria ka qenë thelbësor për PSG në miqësoret e këtij fillim sezoni, ashtu si në fitoren ndaj Monaco në Superkupën e Francës, ku shënoi dy nga katër golat. Ndërkohë, me golashënuesi më të mirë Ivan Santini, që shkoi te Anderlecht gjatë kësaj vere, Caen do t’i ketë të gjitha shpresat te ish-lojtari i PSG, Enzo Crivelli, i cili ka ardhur në formën e huazimit.

Pesë ndeshjet e fundit ndërmjet këtyre dy ekipeve në Ligue 1 kanë prodhur 18 gola, pra mesatarisht 3.6 gola për ndeshje. Parisi ka shënuar në nëntë nga dhjetë ndeshjet e fundit në Ligue 1, duke fituar gjashtë dhe humbur vetëm një. Caen nuk ka pësuar gol në katër nga dhjetë ndeshjet e fundit të luajtur në kampionatin francez, por nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në pesë nga katër sfida. Në Ligue 1 do të debutojë trajneri i ri i PSG, Thomas Tuchel.

Më shumë nga Ligue 1