Kampionati Shqiptar

Lika: Bëmë përpjekjet tona, urime Laçit për kualifikimin!

“Nuk ishim të dorëzuar përfundimisht pas humbjes 3-0 në Laç, bëmë përpjekjet tona. Kemi pasur futbollistë me shumë probleme pas ndeshjes ndaj Teutës, nuk është se u kursyem sot me formacionin. Pavarësisht rezultatin 3-0, menduam të bënim diçka në pjesën e parë, por nuk ia dolëm. Edhe me aktivizimet e disa titullarëve në pjesën e dytë, të Bregut, Abazajt dhe Rrocës, përsëri nuk shkuam aty ku donim. U eliminuam, ndaj nuk më mbetet gjë tjetër, veçse t’i shpreh urime kundërshtarit. Paraqitja e lojtarëve të rinj? Deri diku, ndonjë futbollist bëri paraqitje pozitive, por jo ashtu siç duhet. Lojtarët e rinj kishin presionin e rezultatit. Demo dhe Aurelio kërkuan të japin maksimumin dhe bënë një ndeshje relativisht të mirë. Objektivi në kampionat, pas eliminimit nga Kupa? Në pretendojmë të kalojmë zonën e ftohtë të mbijetesës në Superiore. Përpara kemi ndeshje të vështira. Do të luftojmë që t’i shkëputemi sa më parë fundit të renditjes”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionati Shqiptar