Futboll

Lika e Teqja nisin plotësimin e Tiranës në Turqi

Pas ndërprerjes zyrtare të marrëdhënieve të bashkëpunimit me Erjon Vucaj, Ansi Nika, Enriko Papa, Argjend Mustafa dhe sëfundmi me Gjergji Muzakën, kontigjenti bardheblu që ndodhet i përgjysmuar në Antalya të Turqisë, për zhvillimin e fazës përgatitore dimërore, pret me padurim plotësimin. Kështu, teksa sot është zhvilluar dita e tretë e përgatitjeve në kampingun turk, zyrtarët e Tiranës kanë njoftuar se nesër do të bashkohen me skuadrën edhe portieri Ilion Lika dhe Olsi Teqja. Ndërkohë, 24 herë kampionët kujtojnë se më datë 12 janar do të zhvillohet testimi i parë, falë miqësores së planifikuar.

Image may contain: 3 people, people playing sports and outdoor

Me ekipin në Antalya do të bashkohen të martën Ilion Lika dhe Olsi Teqja.

“Tirana ka zhvilluar një tjetër ditë intensive në Turqi. Bardheblutë kanë zhvilluar dy seanca përgatitore në Antalya me ritëm të lartë. Gjendja e skuadrës është mjaft e mirë dhe të gjithë futbollistët janë në dispozicion të trajnerit Mirel Josa. Nesër do të udhëtojnë nga Tirana Ilion Lika dhe Olsi Teqja për tu bashkuar me skuadrën. Dorian Kërçiku është i vetmi futbollist që vijon të stërvitet i diferencuar për shkak të një problemi muskular. Përgatitjet do të vijojnë sërish nesër me dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite. Në datën 12 do të zhvillohet ndeshja e parë miqësore”, citon njoftimi i zyrtarëve bardheblu, në lidhje me përgatitjet e skuadrës së Tiranës në Antalya të Turqisë.

Më shumë nga Futboll