Kampionati Shqiptar

Lika: Luftëtari duhet të përforcohet në merkaton e janarit

“Barazuam, pas një disavantazhi të hershëm, dhe mendoj se kemi meritë si skuadër dhe si individë. I kemi kritikuar lojtarët në stërvitje, që rastet para porte të interpretohen më mirë e të finalizohen me sukses. Sot shpërdoruam përsëri shumë. Prodhimi i lojës na ka dhënë mundësi gjithmonë të shënojmë. Kemi probleme në mbrojtje dhe kundërshtari, me kualitetet që ka, na vuri në vështirësi. Megjithatë, sot i jap notë pozitive skuadrës sime, sepse nuk është e thjeshtë të marrësh një pikë ndaj Flamurtarit, kur ke qenë në disavantazh. Dua t’i falënderoj të gjithë futbollistët, pa përjashtim, që dhanë maksimumin, por mbi të gjitha kapitenin Beqiri, që sakrifikoi duke u aktivizuar. Ai nuk ishte në 100 % e tij, por falë eksperiencës që ka, ia doli.

E njëjta gjë edhe për Rrocën, që më ka lënë disa herë stërvitjen gjatë javës për shkak dëmtimesh. Edhe Aleksi bëri një ndeshje të mirë, ku falë forcës së tij nuk u zëvendësua. Ne kemi lojtarë të rinj pa ekskperiencë në skuadër. Na mungon konkludimi i rasteve. Sot, ndoshta më shumë se herë tjetër, pasi i fundit i topit nuk ka qenë cilësor. Vuajmë në mbrojtje dhe kjo skuadër ka nevojë të përmirësohet në këtë drejtim. Sigurisht, alternativat nuk i kemi siç duhet. Na duhet ta përforcojmë disi kontigjentin, sepse në futboll ka dëmtime e pezullime. Në merkaton e janarit ka vështirësi lëvizjesh, si në tregun vendas, edhe atë të huaj. Ne do të tregohemi të kujdesshëm dhe besoj se do të përforcohemi”.

Më poshtë ndiqni të plotë deklaratën e Shëptim Duros (audio dhe video)

Më shumë nga Kampionati Shqiptar