Kampionati Shqiptar

Lilaj shpallet “Lojtari i Vitit”, FSHF-ja vlerëson dhe arbitrin Juxhin Xhaja

Lilaj shpallet “Lojtari i Vitit”, FSHF-ja vlerëson dhe arbitrin Juxhin Xhaja

Sabien Lilaj është shpallur “Lojtari i Vitit”. Sezoni i suksesshëm që ka bërë këtë vit me ekipin e Skënderbeut, ka bërë që mesfushori të përzgjidhet nga Federata Shqiptare e Futbollit si “Lojtari i Vitit”. Çmimi i është dhënë Sabien Lilaj gjatë darkës së fundvitit që ka organizuar FSHF-ja këtë të premte.

Lilaj është aktivizuar pothuajse në çdo ndeshje gjatë këtij sezoni me Skënderbeun, duke bërë parqitje të shkëlqyera. Këto ishin ndikuan që lojtari i “ujqërve” të merrte dhe një ftesë nga trajneri Përfaqësueses Christian Panucci. Gjithashtu federata ka dhënë edhe çmimin “Gjyqtari i Vitit”, që ka shkuar pikërisht për arbitrin Juxhin Xhaja.

Edhe pse arbitri 27-vjeçar ka pasur shumë kontestime nga klube të ndryshme të Superligës, gjatë këtij sezoni, sërish ai është përzgjedhur si arbitri më i mirë i vitit.  Të pranishëm në darkën e organizuar nga FSHF-ja kanë qenë personalitete të ndryshme të sportit në vend. Nuk kanë munguar në këtë mbrëmje as trajneri i ekipit Kombëtar të Shqipërisë Christian Panucci dhe ish-trajneri Gianni De Biasi.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar