Futboll

Lin Liangming, kinezi i parë te Reali…

Edhe Reali i Madridit është pushtuar nga Azia! Lin Liangming do të jetë futbollist i madrilenëve edhe pse në fillim do të luajë me ekipin “B”. Sulmuesi i krahut, që aktivizohet me Kinën U-19, i kushtoi 300 mijë euro ekipit “merengues”, që synon të bëhet një klub tërheqës për miliona tifozë në Azi.

Jo më kot, prezantimi i tij do të bëhet kur skuadra e Rafa Benitezit të fillojë turneun në Azi. Lin Liangming do të bëhet kinezi i parë që vesh fanellën e Realit. Ai do të firmosë një kontratë pesë vjeçare, pasi zgjodhi skuadrën e Benitezit, para shumë ofertave që kishte këtë verë.

I konsideruar si talenti më i madh kinez në qarkullim, ai është aktivizuar me Guangzhou dhe specialistët e konsiderojnë si një lojtar me të ardhmen e garantuar. Megjithatë, duket qartë se më shumë se për aftësitë e tij në fushën e lojës, Reali ka nevojë për zhvillimin e marketingut në Kinë.

[total-poll id=55920]


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll