Kampionatet në Europë

Lindelof tek United shpëtoi nga falimentimi klubin e kategorisë së tretë suedeze

Kur Vasteras shiti Victor Lindelof te Benfica në vitin 2011 shumë tifozë të skuadrës modeste suedeze mendonin se shifra 100,000 euro nuk ishte e mjaftueshme për mbrojtësin e ri. Por një klauzolë fitimprurëse në kontratën e tij do të ishte një ndihmesë e madhe për klubin e kategorisë së tretë suedeze pas blerjes së Lindelof nga Manchester United për 35 milionë euro.

“Absolutisht, na shpëtoi jetën. Tani nuk do të rri gjithë natën zgjuar një ditë përpara rrogave,” shprehet pronarja e Vasteras Christina Liffer.

Image result for lindelof vasteras

Paraja e ardhur nga transferimi i mbrojtësi nuk mund të vinte në një kohë më të përshtatshme për klubin, i cili së fundmi ishte pranë falimentimit. Paratë e Lindelof zgjidhën shumicën e këtyre problemeve. Shitja fillestare e Lindelof te Benfica i dha klubit 100,000 euro Vateras dhe një tjetër 100,000 euro kur ai të luante ndeshjen e tretë te U-21 e Suedisë.

Por vlera e vërtetë për Vasteras ishte një klauzolë që do t’i mundësonte 20% të një shitje eventuale në të ardhmen, dhe me Lindelof që tërhoqi vëmendjen e klubeve elitare të Evropës, Benfica kërkoi të bisedonte edhe njëherë.

victor-lindelof.jpg

“Ata thanë se kishin ri-negociuar kontratën e Victorit dhe marrëveshja jonë e vjetër nuk ishte më e vlefshme,” shprehet Liffner. Megjithëse avokatët i thanë Vasteras se kontrata e tyre ishte akoma e vlefshme, klubi vendosi të mos bënte betejë ligjore. “Në fund negociuam një kontratë të re dhe aty ka një klauzolë konficenciale, por të gjithë e kuptojnë që duhet të ulnim pretendimet.”

Nëse kontrata do të ishte në fuqi kontrata origjinale, klubi do të kishte marrë rreth 7 milionë euro nga shitja e Lindelof tek United, por megjithëse ranë dakord për më pak, klubi ka mbetur i kënaqur.

victor-lindelof.jpg

Më shumë nga Kampionatet në Europë