Gossip

Lionel Messi, çfarë driblimesh kundër… qenit të tij (video)

Edhe ai evoluon. E kemi fjalën për qenin e Lionel Messit, i qëlluar me famë edhe ai, teksa iu prezantua fillimisht publikut si një “kone” e vogël, por më pas u shfaq gjigand në vitin 2017. 12 muaj më vonë, gruaja e Messit, Antonella Roccuzo, ka ngarkuar në Instagram një video të qenit në fjalë, duke “luajtur top” me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”. Siç mund ta shikoni në video, sulmuesi i Barcelonës vazhdon ta lëvizë topin mbi kokën e qenit, ashtu siç bën rregullisht me driblimet e tij në La Liga.

 

Më shumë nga Gossip