Futboll

Lippi: Dy vite spektakolare, më pas erdhi ai ‘black out’

Marcello Lippi, trajneri i kombëtares së Kinës, ka folur për “Premium Sport” në lidhje me mungesën e Italisë në Kupën e Botës.

“Axurrët kanë bërë dy vite spektakolare, edhe pse kanë qenë në një grup me Spanjën. Më pas kanë pasur një black out që ka zgjatur 20 ditë dhe kanë humbur me Suedinë”.

“Ja çfarë ka ndodhur, futbolli italian nuk është në krizë. Është normale që të jemi të zemëruar për faktin se nuk do të luajmë në Botëror, por kemi besim për të ardhmen sepse kemi shumë lojtarë të rinj dhe të talentuar”.

Më shumë nga Futboll