Futboll

Lisandro Lopez, ja cili është mbrojtësi që zgjodhi Inter…

Lisandro Lopez, ja cili është mbrojtësi që zgjodhi Inter…

Luciano Spalletti mund të jetë më i qetë, Inter ka gjetur qendërmbrojtësin që donte trajneri. Quhet Lisandro Lopez dhe vjen nga Benfica. Bisedimet u mbyllën shumë shpejt me një “bliz” të drejtuesve zikaltër në Lisbonë: huazim me të drejtë blerje për 8 milionë euro në fund të sezonit. Por cili është mbrojtësi i ri zikaltër? Argjentinas, i lindur në vitin 1989, në kërkim të revanshit dhe i ka të gjitha mundësitë për të shpërthyer përfundimisht. I gjatë 189 cm, 80 kg, ai është një gjigant në zonën e reptësisë dhe padyshim që arma më e fortë është loja në ajër.

Lisandro Lopez ka qenë edhe më parë pranë kalimit në Serie A. Në vitin 2015 argjentinasi u kërkua me ngulm nga Fiorentina, por bisedimet me Benfica ngecën si pasojë e një dëmtimi të Luizao, që i detyroi portugezët të mbanin argjentinasin

Shtatë vite më parë në Argjentinë konsiderohej si e ardhmja e mbrojtes së kombëtares. Paraqitjet shumë të mira me Arsenal Sarandi i sollën grumbullimin në përfaqësuese ku luajti katër ndeshje dhe përfundoi në radarët e ekipeve europiane. Në vitin 2013 u mor me Benfica dhe u huazua te Getafe. Sezoni i parë në Europë nuk shkoi keq pasi luajti 26 ndeshje dhe shënoi 3 gola në La Liga. Shifra që e kthyen në Lisbonë, por këtu nisën vështirësitë. Lisandro Lopez fitoi disa trofe te Benfica, por pa qenë protagonist. E njëjta situatë u përsërit edhe sivjet me vetëm 8 ndeshje mes kampionatit dhe Champions me një gol të shënuar.

Rezultate imazhesh për Lisandro Lopez

Në këto kushte, ai mendoi se duhet të largohej dhe te Inter i Spalletti i ka të gjitha mundësitë për t’u përmirësuar duke u bërë përfundimisht një futbollist i rëndësisshëm. Lisandro Lopez mund të luajë në mbrojtje me tre apo katër futbollistë dhe nëse do të duhet është gati të mbulojë krahun e djathtë. Niset pas Miranda dhe Skriniar, por 28-vjeçari është gati të vërë në vështirësi trajnerin dhe të prish ekuilibrat.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll