Premier League

Livepool, 140 milionë euro për një mëngë

Liverpool ka lajmëruar se ka nënshkruar një kontratë milionere me Western Union. Kompania amerikane e shërbimeve financiare do t’i paguajë pothuajse 30 milionë euro në vit “Të Kuqve” vetëm për të pasur emrin te mëngët e uniformave të ekipit. Një kontratë 5-vjeçare me 28 milionë euro në sezon (140 në total). Kështu, Liverpool i është bashkuar gjashtë klubeve të tjerë të Premier League, mes të cilëve Manchester City dhe Chelsea, që kanë vendosur të shesin hapësirën që kanë në mëngët e fanellave për të rikuperuar shuma të rëndësishme parash, që do të investohen për të forcuar ekipin.

Një marrëveshje të ngjashme pritet të nënshkruajë edhe Manchester United me Tinder. Aplikacioni i famshëm për lidhjet romantike pritet të shfaqet te mëngët e “Djajve të Kuq” në sezonin e ardhshëm: 14 milionë euro për të vendosur logon në mëngën e majtë të skuadrës së Jose Mourinho.

Më shumë nga Premier League