Premier League

Liverpool-City, miqtë s’fitojnë prej 16 ndeshjesh në “Anfield”

Ndeshja kundër Liverpool nuk mund të vinte në një moment më të mirë për Manchester City. “Të Kuqtë” kanë humbur yllin e ekipit, Philippe Coutinho, i cili është transferuar te Barcelona për 160 milionë euro. Për më tepër, trajneri Klopp duhet të përballet edhe me problemet fizike të Mohamed Salah, golashënuesi më i mirë i skuadrës në kampionat. Egjiptiani mund të mos e nisë ndeshjen nga minuta e parë. Gjithsesi, edhe Pep Guardiola ka disa probleme për shkak të dëmtimeve, me Gabriel Jesus që do të mungojë për gjashtë ose tetë javët e ardhshme për shkak të një dëmtimi në gju.

Sergio Aguero është lënë në stol nga Pep në ndeshjen e Kupës së Ligës që City luajtur kundër Bristol City në mesjavë, por ka qenë i detyruar ta aktivizojë argjentinasin në pjesën e dytë, duke parë se David Silva nuk ka dhënë rezultate në rolin e “9 flase”. “Qytetarët” kanë arritur të fitojnë 2-1 falë një goli në minutat e fundit të “Kun”. City kryeson Premier League me 62 pikë pas 22 javëve kampionat, ndërsa Liverpool ndodhet 18 pikë larg tyre me 44 pikë.

Shifra dhe Fakte
– Liverpool kryeson në përballjet me City 75 fitore me 43 dhe kjo do të jetë sfida numër 160 mes këtyre dy formacioneve.
– “Qytetarët” kanë fituar vetëm 14 nga 79 ndeshjet e luajtura në fushën e Liverpool.
– Manchester City ka fituar 5-0 ndeshjen e luajtur në fazën e parë kundër ekipit të Klopp.

– “Citizens” kanë fituar 19 nga 20 ndeshjet e fundit të kampionatit anglez.
– Liverpool është i pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Manchester City në të gjitha kompeticionet dhe nuk ka pësuar asnjë humbje në 13 takimet e fundit të kampionatit që ka luajtur në “Anfield”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League