Futboll

Liverpool e kishte gjetur zëvendësuesin për Coutinho…

Liverpool e kishte gjetur zëvendësuesin për Coutinho…

Liverpool kishte piketuar sulmuesin e Bayern Munich, Thomas Muller, si zëvendësuesin e mundshëm të Philippe Coutinho, nëse braziliani do të kishte shkuar te Barcelona, ashtu si ishte dëshira e tij. Liverpool kërkoi rreth 180 milionë euro për Coutinho dhe ky çmim iu duk i ekzagjeruar Barçës, pavarësisht se kishte shituar Neymar te Paris SG për 222 milionë euro. Në këto kushte, Coutinho qëndroi në “Anfield Road” dhe Barcelona mori Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund për 120 milionë euro.

Nëse Coutinho do të shkonte te Barcelona, Liverpool kishte bërë gati ofertën prej 100 milionë eurosh për Thomas Muller

Gazeta gjermane “Bild” ka zbuluar se nëse do të humbiste shërbimet e Coutinho, brenda pak orëve, drejtuesit e Liverpool do të ofronin rreth 100 milionë euro te Bayern Munich për të marrë Thomas Muller. Ky operacion mund të realizohej nisur edhe nga fakti që Muller nuk ka qenë në formacionin e Ancelottit. Dy vjet më parë, Bayern refuzoi 80 milionë euro të ofruara nga Manchester United, por këtë herë situata do të ishte ndryshe…

Më shumë nga Futboll