Champions League

Liverpool historik në Maribor, Besiktas mund Monaco dhe mbetet perfekt

Liverpool ka marrë një fitore bindëse 7-0 në fushën e Maribor, duke u bërë skuadra angleze me fitoren më të thellë të marrë në një ndeshje të Champions league të luajtur në transfertë. Firmino (4’, 54’), Coutinho (15’), Salah (19’, 40’), Oxlade-Chamberlain (86′) dhe Alexander-Arnold (90′) kanë qenë autorët e golave. Me këtë fitore, e para për Liverpool në Champions, “Të Kuqtë” kanë marrë edhe vendin e parë në Grupin E pasi ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Spartakut të Moskës dhe Sevilla-s, është mbyllur 5-1 për rusët, të cilët mbajnë vendin e dytë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Grupi G

Besiktas mbetet perfekt pas fitores së tretë radhazi të marrë në javën e tretë të Champions League. Kryesuesit e Grupit G kanë mundur me rezultatin 2-1 skuadrën e Monaco në transfertë. Vendasit kanë kaluar të parët në avantazh me Falcao në minutën e 30-të, por Tosun ka përmbysur gjithçka në të 34-ën dhe 54-ën. Kështu, turqit kanë shkuar në kuotën e 9 pikëve duke hedhur një hap më shumë drejt kualifikimit në raundin pasardhës. Vendi i dytë në grup mbahet nga Leipzig që ka fituar 3-2 në shtëpi kundër Porto-s.  Orban (8’) ka zhbllokuar ndeshjen për gjermanët, ndërsa Aboubakar (18’) ka barazuar në të 18-ën. Forsberg (38’) dhe Augustin (41’) kanë çuar shifrat në 3-1. Një minutë para fundit të pjesës së parë miqtë kanë ngushtuar diferencat në 3-2. Një rezultat ky që ka mbetur i pandryshuar në pjesën e dytë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Champions League