Merkato

Liverpool mund të blejë yllin e Arsenal me ulje çmimi në janar

Ylli i Arsenal Aaron Ramsey edhe njëherë tjetër po përflitet për një transferim te Liverpool. Sipas Evening Standard, Liverpool është kandidati kryesor për firmën e uellsianit.

Duke parë që kontrata aktuale me Topçinjtë i përfundon në fund të sezonit, ai do të shkonte te Liverpool me ulje çmimi.

Raporti thekson se Klopp ka kohë që admiron mesfushorin dhe e sheh si përforcimin ideal për mesin e fushës.

Aktualisht ai ka një çmim 60 mln euro, por në janar, duke parë se është në muajt e fundit të kontratës, do të kushtonte rreth 30 mln euro.

27-vjeçari po kalon një tjetër sezon të mirë tek Arsenal. Ai ka kontribuar në 17 gola gjatë 21 ndeshjeve të fundit si titullar. Në tri ndeshjet e fundit ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë tre asiste.

Më shumë nga Merkato