Champions League

Liverpool ndalet në Moskë, Sevilla merr kreun e grupit

Liverpool ka barazuar 1-1 në fushën e Spartakut të Moskës, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Grupit E të Champions League. Ky ka qenë barazimi i dytë radhazi për lojtarët e Jurgen Klopp, që tani ndodhen në vendin e dytë të renditjes me pikë të barabarta me ekipin rus. Kanë qenë vendasit ata që kanë kaluar në avantazh në minutën e 23-të me Fernando. Tetë minuta më vonë ka ardhur goli i barazimit të anglezëve, që kanë shënuar me Coutinho. Kreu i këtij grupi mbahet nga Sevilla, e cila ka fituar me lehtësi 3-0 në shtëpi kundër Maribor. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Ben Yedder, autor i tre golave në minutat 27’, 38’ dhe 83’

Standings provided by Sofascore LiveScore

Ndërkohë, në Grupin G Besiktas ka mundur 2-0 në shtëpi Leipzig dhe ka marrë fitoren e dytë radhazi në këtë sezon të Champions League. Babel ka zhbllokuar takimin në minutën e 11-të, teksa Talisca ka fiksuar shifrat në 2-0 dy minuta para fundit të pjesës së parë. Falë kësaj fitoreje, Besiktas kryeson i vetëm renditjen me 6 pikë, tri më shumë se Porto që ka mundur me rezultatin 3-0 skuadrën e Monaco në transfertë. Aboubakar ka qenë autori i dy golave të parë shënuar nga portugezët në minutat 31’ dhe 69’. kur kishte mbetur edhe një minutë nga fundi i kohës së rregullt ka ardhur edhe goli i tretë i Layun.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Champions League