Futboll

Liverpool “nderohet” nga blerjet e reja!

Blerjet e reja, James Milner dhe Danny Ings, shënuan për Liverpool, në fitoren 2-0 që “të kuqtë” arritën në miqësoren e luajtur ndaj Adelaide United. Kjo ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje të luajtura nga skuadra e Brendan Rodgers në turneun miqësor që po zhvillon në Azi dhe Australi.

LIVERPUL1

Momenti i golit të parë për Liverpool, shënuar nga James Milner

Për herë të dytë, në harkun e katër ditëve, skuadra e Premier League tërhoqi një “mal” me tifozë në stadiumet australiane dhe faktikisht pati nevojë për shumë punë që të fitonte ndaj kundërshtarit që merr pjesë në kategorinë e parë të Australisë.

LIVERPUL3

Jordan Ibe, lojtari më i mirë në miqësoren Adelaide United-Liverpool 0-2

Ashtu si në suksesin e fundit, 2-1 ndaj Brisbane Roar, ditën e premte, Milner shkëlqeu si mesfushor qendre dhe gjeti golin e avantazhit për “të kuqtë”, në minutën e 68-të, pas kromimit të marrë nga Jordan Ibe. Faktikisht, pamjet filmike treguan se Milner ishte në pozicion jashtë loje.

LIVERPUL4

Joe Allen gjatë miqësores në Australi

Tre minuta para fundit të ndeshjes, Ings tundi rrjetën duke shënuar golin e dytë, këtë herë i shërbyer nga Nathaniel Clyne, një tjetër futbollist që ka ardhur gjatë merkatos së verës. Futbollisti më i mirë në fushën e lojës, nga 53 mijë tifozët e pranishëm, u zgjodh Ibe.

LIVERPUL

Trajneri i Liverpool, Brendan Rodges, takohet me homologun Josep Gombau

“Unë mendoj se ky mund të jetë një sezon i madh për Jordan Ibe. Dhe ai është vetëm 19-vjeç, – tha trajneri i Liverpool, Brendan Rodgers. – Mendoj se sot bëri një paraqitje të shkëlqyer. Skuadra luajti mirë ndaj një kundërshtari të fortë dhe jam i kënaqur për mënyrën si jemi përgatitur deri tani.”

Henderson (majtas) do të jetë kapiteni i Liverpool në këtë sezon

Jordan Henderson (majtas) do të jetë kapiteni i Liverpool në këtë sezon

Nëse Ibe shkëlqeu, paraqitja e Divock Origi, kujtoi përse Liverpool do të shpenzojë 47 milionë euro për të marrë një sulmues tjetër, belgun e Aston Villa, Christian Benteke. Origi pati të paktën tre raste për shënim, por i shpërdoroi keqazi.

 

Përmbledhja e ndeshjes Adelaide United – Liverpool 0-2

[total-poll id=54692]


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll